Kërçovë, 12 shtator – Komisioni komunal zgjedhor në Kërçovë për referendumin e ardhshëm do të jetë në përbërje të njëjtë edhe gjatë zgjedhjeve lokale, gjithashtu do të ketë edhe numër të njëjtë të vendvotimeve 120, por kësaj radhe do të jenë vetëm përfaqësues nga administrata, pa përfaqësues të partive politike.
“Ne si komision komunal zgjedhor në tërësi jemi të gatshëm për procesin zgjedhor, respektivisht për prononcim në referendum, sepse tani janë kompletuar këshillat zgjedhorë dhe është mbyllur lista zgjedhore. Në referendumin e ardhshëm të drejtë prononcimi në territorin e komunës së Kërçovës do të kenë gjithsej 50.027 qytetarë”, deklaroi Antigona Seferi, kryetare e komisionit komunal zgjedhor.
Seferi thotë se punojnë në koordinim dhe sipas orientimeve që i marrin nga KSHZ-ja dhe se në tërësi janë të gatshëm për deklarim në referendum më 30 shtator.