Kërçovë, 5 qershor – Me ndihmën e Agjencisë për të Rinj dhe Sport në Kërçovë është ndërtuar një terren i dyfishtë tenisi, që edhe zyrtarisht këtyre ditëve u lëshua në përdorim.
Terrenet e tenisit ndodhen afër shkollës fillore “K..Pitu”, ku paraprakisht është ndërtuar edhe një fushë sportive shumë-dedikuese.
“Si pjesë e programit të Agjencisë së Rinisë dhe Sportit për ndërtim të 100 fushave të tenisit në mbarë vendin tonë, në Kërçovë këtyre ditëve u lëshua në përdorim terren i dyfishtë tenisi, që filloi të ndërtohet nga fundi i verës së kaluar. Këto ditë komisioni kreu pranim teknik të këtij kompleksi të tenisit, ku vetëqeverisja lokale vendosi edhe ndriçim që terrenet që të mund të shfrytëzohen edhe në orët e mbrëmjes”, theksoi Burim Kadriu nga komuna Kërçovës, udhëheqës i sektorit për financa.