Shkup, 9 nentor – Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma sot ka qëndruar në Kërçovë ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Fatmir Dehari. Dehari falënderoi Sumën për mbështetjen e tij që nga lufta e deri më sot ku premtoi se në një të ardhme Kërçova do të binjakëzohet me komunën e Hanit të Elezit si dhe do të nisë një bashkëpunim në fushën e arsimit, kulturës, sportit si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik. “Është nderë që Rufki Suma është në Kërçovë. Ne jemi së bashku tre mandate por edhe para saj sepse na kanë obliguar momentet, jemi përgjigjur çështjeve tona gjegjësisht si ish luftëtarë të UÇK-së. Ne biseduam edhe për fushën e bashkëpunimit mes dy komunave dhe gjithashtu ia urova mandatin e tretë atij. Ne shpresojmë që në të ardhmen do t’i binjakëzojmë komunat tona që do të jetë edhe hapi i parë pastaj në fushën e arsimit dhe kulturës, sportit dhe në fushën e zhvillimit ekonomik”, u shpreh kryetari i Kërçovës, Dehari.