Adem XHELADINI
Kërçovë, 27 janar – Gjatë vitit 2016, gjendja e sigurisë në SPB të Ohrit ishte e qetë dhe stabile. Nëpunësit policorë të Maqedonisë ishin orientuar në drejtim të eliminimit të kriminalitetit të të gjitha formave, të delikteve pronësore dhe gjetjen e kryerësve të veprave të dënueshme, vjedhje dhe vjedhje të rënda, lufta kundër tregtisë së palejueshme me drogën, ruajtja në suaza të normales të rendit dhe qetësisë publike dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. SPB e Ohrit ka punuar edhe sipas kompetencave të tjera të cilat ia mundëson ligji, me qëllim që t’u dalë në ndihmë nevojave për sigurinë e qytetarëve dhe që të jetë partneri dhe servisi vërtetë për sigurinë e tyre. Kësisoj gjatë vitit 2016, në SPB të Ohrit, janë regjistruar 1564 (1858 gjatë 2016) vepra penale ndërsa nga këto (Ohri 749, Struga 406, Kërçova 320, dhe Dibra 89), të cilat janë kryer prej 902 kryerësve dhe nga këto (Ohri 414, Struga 218, Kërçova 208 dhe Dibra 61), ndaj të cilëve janë ngritur 866 padi penale (nga 911 më 2015), prej të cilave për (Ohrin 380, Strugën 255, Kërçovën 183 dhe Dibrën 48). Sipas këtyre shifrave, vërehet se numri i veprave të kryera penale shënon rënie prej 16 për qind, ndërsa numri i kryerësve shënon rënie prej 14 për qind ndërkohë që numri i padive të ngritura shënon rënie po ashtu për 14 për qind krahasuar me vitin 2015.
Në pjesën e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë vitit 2016 janë regjistruar gjithsej 25 raste të veprave penale (27 më 2015) nga të cilat Ohri 9, Struga 11, Kërçova 4 dhe Dibra 1, për të cilat janë ngritur 19 padi (5 më 2015) prej të cilave në Ohër 4, Strugë 11, Kërçovë 3 dhe Dibër 1, kundër 15 vetave ( 5 më 2015), prej të cilave prin Ohri me 7, Struga 3, Kërçova 4 dhe Dibra 1. Sipas veprave të regjistruara penale edhe në këtë fushë shënohet zvogëlim për 7 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Në fushën e kriminalitetit ekonomik, më 2016, SPB e Ohrit ka ngritur 80 padi penale (nga 118 sa ishin më 2015, prej të cilave në (Ohër 34, Strugë 31, Kërçovë 11 dhe Dibër 4), kundër 96 personave (136 më 2015) nga të cilët Ohri dhe Struga me 36, Kërçova 18 dhe Dibra 6). Gjatë vitit 2016, SPB e Ohrit në vazhdimësi ka ndjekur edhe gjendjen për dhunën familjare, qëllimi i të cilës ishte zbulimi me kohë i saj, dokumentimi dhe realizimi i denoncimeve të lidhura me këtë lloj të kriminalitetit. Për 90 vepra të kryera penale (87 më 2015) nga të cilat Ohri prin me 71, Struga 11, Kërçova 5 dhe Dibra 3), janë ngritur 87 aktpadi penale (86 më 2015) nga të cilat për Ohrin 68, Strugën 11, Kërçovën 5 dhe Dibrën3. Në fushën e delikuencës së të miturve, gjatë vitit 2016 sipas numrit të të miturve dhe veprave të kryera penale nga të miturit, gjendja është më e volitshme krahasuar me vitin paraprak. Kësisoj, gjatë 2016, janë regjistruar 60 për qind numër më i vogël i të miturve apo janë denoncuar gjithsej 30 të mitur (nga 76 më 2015) kryerës të veprave penale, prej të cilëve 23 janë nga Ohri, 1 nga Struga, 4 nga Kërçova dhe 2 nga Dibra, apo 3 për qind (që më 2015 kjo shifër ishte 7 për qind) nga numri i përgjithshëm i kryerësve. Nga ana e të miturve janë kryer gjithsej 36 vepra penale (65 më 2015), nga të cilët 28 janë nga Ohri, 2 nga Struga, 4 nga Kërçova dhe 2nga Dibra. Për të shkatërruar tregtimin e palejueshëm me drogë, gjatë vitit 2016 janë ngritur gjithsej 89 aktpadi penale (88 më 2015), nga të cilat Ohri 37, Kërçova 29, Struga 20, dhe Dibra 3, të cilët kanë kryer 102 vepra penale, të cilat 46 nga Ohri, 31 nga Kërçova, 22 nga Struga dhe 3 nga Dibra ose për 5 për qind numër më i madh krahasuar me vitin 2015. Në fushën e sigurisë publike, gjatë vitit 2016 është mbajtur situatë e lakmueshme e sigurisë, dhe me këtë rast nuk janë regjistruar prishje të rendit publik në forma më të mëdha dhe me pasoja më të rënda. Në nivel të SPB të Ohrit, gjatë vitit 2016 janë regjistruar 768 raste të kundërvajtjes për rend dhe qetësi publike (nga 717 më 2015), nga të cilat prin Ohri me 383 raste, Kërçova me 162, Struga 154 dhe Dibra 69), të cilat janë kryer nga ana e 1012 kryerësve (në vitin 2015 ky numër ishte 954), nga të cilët nga Ohri 497, Struga 225, Kërçova 181 dhe Dibra 109. Kundër këtyre kryerësve janë ngritur 718 kërkesa për ngritje të aktpadisë kundërvajtëse (ndërkohë numri i tyre më 2015 ishte 672), prej të cilëve 355 persona nga Ohri, 151 nga Struga, 148 nga Kërçova dhe 64 vetave nga Dibra, nga të cilët 368 (347 më 2015) kërkesa kundër 541 kryerësve (564 më 2015) për 380 kundërvajtje (385 më 2015), të cilat janë ngritur në Gjykatat themelore në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër, ndërsa 350 (prej 298 më 2015) kërkesa kundër 471 kryerësve të veprave të kryera (391 më 2015) për 388 (332 më 2015) deri te Sektorët për kundërvajtje. Krahasuar me vitin paraprak, shënohet një rritje e numrit të kundërvajtjeve për 7 për qind, rritje të numrit të kryerësve për 6 për qind dhe rritje të numrit të kërkesave për ngritje të procedurës kundërvajtës për 7 për qind nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të shënuara 383 (324 më 2015) apo 50 për qind janë regjistruar në Stacionin policor në Ohër, pastaj në Stacionin policor të Kërçovës 162 (nga 171 më 2015), në Stacionin policor të Strugës me 154 (164 më 2015) dhe Stacioni policor i Dibrës me 69 raste nga 58 më 2015. Veprat e këtilla kundërvajtës më së shpeshti janë manifestuar përmes sharjes dhe zhurmës, hedhja apo thyerja e mjeteve, nën ndikimin e dehjes, shqetësim, muzikë e zhurmshme, ofendim apo kryerje e detyrimit ndaj tjetrit, pjesëmarrje, shkaktim dhe nxitje të tjetrit në rrahje, sulm fizik, nënçmim të organit shtetëror etj.
Gjatë 2016 në komunikacion janë shënuar 4812 kundërvajtje, më 2015 ky numër ka qenë 6355, nga të cilat në Ohër 1315, në Strugë 1245, në Kërçovë 1921 dhe në Dibër 331 dhe janë ngritur 4703 kërkesa për padi kundërvajtës nga 6171 sa kishte më 2015, prej të cilave në Ohër 1274, Strugë 1189, Kërçovë 1912 dhe Dibër 328, kundër 4746 personave (6282 më 2015), nga të cilët në Ohër 1276, Strugë 1227, Kërçovë 1914 dhe Dibër 329. Gjatë vitit 2016, nga komunikacioni janë shkyçur 1690 shoferë, nga 1385 sa kishte më 2015, prej të cilëve 232 nga Ohri, 354 nga Struga, 831 nga Kërçova dh 273 nga Dibra dhe 1543 automjete nga 1170/2015, prej të cilave 229 nga Ohri, 444 Struga, 661 Kërçova dhe 209 Dibra dhe përkohësisht janë marrë 215 patentë shoferi. Në 3432 raste është kryer alkotesti (nga 4128 më 2015), nga të cilët në Ohër 405, Strugë 640, Kërçovë 1062 dhe Dibër 1325 dhe është marrë material për analizë në 126 raste nga 115 më 2015). Janë kontrolluar 117627 shoferë dhe automjete (nga 108823 më 2015), ku më së shumti është kontrolluar Kërçova me 32548 raste, Struga me 51400 raste, Ohri me 19003 raste dhe në Dibër policia ka kontrolluar 14676 automjete. Sigurinë e komunikacionit më 2016 e karakterizoi edhe ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve në komunikacion 751 (nga 764 më 2015) nga të cilat në Ohër 174, Strugë 124, Kërçovë 143 dhe Dibër 11, nga të cilat përpos faktorëve të rrugës (gjendja, kushtet, sinjalizimi), faktori njeri (shoferët, këmbësorët, motoçikletat, biçikletat) kanë pjesëmarrje të lartë në aksidentet rrugore përmes sjelljes së tyre të papërgjegjshme dhe të padisiplinuar, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, pa patentë shoferi, ndërkohë që shkaku kryesor i aksidenteve ka qenë ngasja e shpejtë e automjetit ku mesatarja kap 117 km/h(82), vozitja i dehur 57 (47) dhe mosmbajtja e kahut të vozitjes. Sektori i parandalimit, për vitin e kaluar ka realizuar edhe një sërë projektesh nga të cilat edhe me grupe të caktuara, ku ka bashkëpunuar edhe me media tek të cilat janë dërguar 212 kumtesa, nga 208 më 2015, ku zyra për marrëdhënie me publikun ka pasur rol të rëndësishëm, theksojnë në një raport të thuktë vjetor për vitin 2016 nga SPB e Ohrit.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.