Nga Remzi Mehmedi
Në 2013, u bashkuan të gjithë shqiptarët pavarësisht dasive partiake dhe mospajtimeve dhe unanimisht mbështetën kandidat të vetëm shqiptar për Kërçovën. Në emēr të po të njëjtës kauzë u mobilizua diaspora e cila nuk deshti të ja di për asnjë sakrificë apo rrezik dhe me mijëra zbarkuan në Kërçovë në emër të betejës që Kërçova të udhëhiqet nga shqiptarēt.
Në 2017, pavarësisht ndasive, kur më edhe opozita shqiptare ishte me numra shumë më të mirë, u ndal pa asnjë kusht pas kauzës së njëjtë, në emër të Kërçovës shqiptare. Diaspora përsëri nuk hezitoi të mbështet në emër të një shqiptari.
Maskat e para ranë fill pas zgjedhjeve nga se ata që mbështetën në emër të Kërçovës shqiptare u injoruan dhe ndonëse numerikisht Këshilli i komunës është me shumicë shqiptare BDI 9, ASH 3, Besa 1 shumica u bë midis Bdi dhe Lsdm.
Sot jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale garë në të cilën garon Blerim Reka si shqiptar i vetēm. Uroj dhe besoj që shqiptarēt e Kërçovës tē mbështesin në mënyrë plebishitare profesor Rekën nëse jo për gjë tjetër përsëri në emër të kauzës, në emër të një shqiptari dhe mos lejojnë që askush për pazare të cilësdo forme të njollosi Kërçovën, sepse nuk i ngjan për hirë të së kaluarës së largët apo të afërt dhe për hirë të precedentit që mund të krijohet pēr të ardhmen.