Kur doktori Donald Unger ishte i vogël, nëna dhe të afërmit e tjerë i thanë se nëse do t’i kërciste gishtërinjtë, më vonë do të vuante nga artriti.
Kështu, ai për 50 vite kërciti gishtat e dorës së tij të majtë dy herë në ditë, derisa të djathtën e la vetëm për ta kontrolluar tjetrën.
Kështu i binte se ai i kërciti gishtërinjtë 36 mijë e 500 herë, derisa erdhi koha të përfundonte eksperimentin.
Kur përfundoi gjithçka, ai kuptoi se tregimi për artrit ishte vetëm gënjeshtër, pasi që gishtërinjtë e tij ishin për mrekulli.
Kështu, ai mori një çmim për arritjet që i bëjnë njerëzit tjetër të qeshin, e pastaj të mendojnë, pasi që kush dëgjoi eksperimentin e tij qeshi me të madhe.
Kur mori çmimin ai iu drejtuar të ëmës duke thënë “Nënë, ti ke gabuar”.