Policia e Torinos ka vënë në pranga drejtuesit kryesorë të grupimeve të tifozëve ultras të Juventusit, pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Torinos me disa akuza, përfshirje në grupime kriminale, shantazh, pastrim parash dhe dhunë private.
Sipas hetuesve, liderët e grupimeve të tifozëve ultras të Juventusit shpërndanin në mënyrë ilegale biletat për hyrjen në stadium.
Madje mësohet se ishte krijuar edhe një kapilar i strategjisë kriminale për të kërcënuar klubin bardhezi, pasi Juventusi vendosi t’u ndërpresë në sërë privilegjesh që i lejohen grupimeve ultras.