Tetovë, 25 janar – 47 vjeçari me iniciale H.Z nga fshati Pallçisht i Epërm, të mërkurën rreth orës 13 ka denoncuar shantazh ndaj vajzës së tij 19-vjeçare nga një 19-vjeçar me iniciale M.A nga fshati Poroj, me të cilin ka qenë ka qenë në lidhje dashurie. Sipas denoncimit, kjo lidhje është kundërshtuar nga prindërit dhe një kohë lidhja mes tyre ka qenë e ndërprerë, por më pas – sërish ata kanë vazhduar. Sipas policisë, 19 vjeçari disa herë e ka kërcënuar vajzën se nëse nuk është me atë – do të publikojë fotografi kontroverse ndërsa ka kërkuar dhe ka marrë edhe para edhe flori, ndërsa vitin e kaluar një pjesë të konsiderueshme i ka kthyer, por sipas policisë – ai ka vazhduar ta shqetësojë dhe kërcënojë vajzën. Të martën mbrëma, ajo u ka treguar prindërve dhe ka konsumuar sasi të tabletave të ndryshme dhe pa vetëdije është dërguar në Klinikat e Shkupit. I denoncuari është ftuar për bisedë informative dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (U.H)