Ankara, 20 nëntor – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës në Pakistan dhe Uzbekistan deklaroi se Ankaraja në Organizatën e Shangait për Bashkëpunim sheh alternativë reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, lajmëroi Televizioni Haberturk. “Pas Bregzitit, punë të njëjta mund të ndodhin edhe në vendet e tjera evropiane. Franca flet për atë, gjithashtu edhe Italia. Pse Turqia të mos bëhet anëtare e Pesëshes së Shangait? Atë ia thash presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit dhe presidentit të Kazakistanit, Nursulltan Nazerbajev dhe vendeve të tjera anëtare të Organizatës”, theksoi Erdogan. Ai shtoi se Turqia do ta ketë më mirë të punojë me Organizatën e Shangait për Bashkëpunim derisa “BE prolongon me procesin e bashkëngjitjes”.