Ky është momenti kur një pasagjerët e një linje ajrore ndaluan një tjetër udhëtar, i cili kërcënoi se do ta shpërthente aeroplanin.
Pasagjeri 32 vjeç, emri i të cilit nuk u bë i ditur, hipi në aeroplanin që po fluturonte nga Moska për në rajonin lindor ‘Primorsky Krai’ të Rusisë.
Mediat lokale raportojnë se ai është shefi i një kompanie marketingu dhe kishte kërcënuar se do të vendoste një eksploziv në aeroplan, duke goditur një stjuardesë në fytyrë kur ajo i kërkoi të qetësohej, transmeton G.Express.
Videoja e publikuar në internet, shfaq momentin kur disa burra e ndalojnë atë dhe e shtrijnë për toke.