Shkup, 22 dhjetor – VMRO-DPMNE në reagimin e sotëm me shkrim ndaj kumtesës së LSDM-së, e cila i dedikohet konferencës për media të Dragan Danevit, thekson se Zoran Zaev më herët ose më vonë do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë dhe të përgjigjet për ryshfetin që e kërkoi nga një biznesmen nga Strumica. “Zaevi nuk do të mund përgjithmonë të gënjej dhe të ikë duke iu referuar ambasadorëve të huaj dhe konsujve duke i anashkaluar institucionet e Maqedonisë”, theksohet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. Zaev, siç thonë nga VMRO-DPMNE, njëherë shpëtoi nga përgjegjësia penale falë Branko Cërvenkovskit, i cili e fali. “Qytetarët presin të mos ketë më abolime dhe shmangie të drejtësisë për imazhet e tilla kriminele”, shtohet në reagimin nga VMRO-DPMNE.