Engy El-Shazly nga Egjipti është një vajzë e veshur që ka realizuar ëndrrën e saj për të kërcyer, por është përballur me kritika. Në moshën 27-vjeçare ajo filloi të studionte balet dhe momentalisht është një mësuese për këtë lloj kërcimi.
Ajo shqetësohet për faktin se veshja e saj mund të jetë në kundërshtim me atë të baletit. Engy thotë se është përballur me kritika për kërcimin e saj ndërsa mbante të veshur një shami, por shumë të tjerë e kanë quajtur idenë e saj inspiruese. Ëndrra e 30-vjeçares është të performojnë në Operën e Parisit.