Tetovë, 12 prill – Një letër se në Gjykatën e Tetovës ka bombë, i është lënë tek dera avokates Natasha Janevska. Zyrat e kësaj të fundit ndodhen prapa gjykatës Themelore të Tetovës. Në letër jozyrtarisht është informuar avokatja se është vendosur bombë brenda në gjykatën e Tetovës. Policia ka dalë në vendngjarje dhe janë duke u zhvilluar hetime. Po ashtu pritet që të arrijnë edhe ekipet e antiterrorit nga Shkupi. Zëdhënësi policor në Tetovë Marijan Josifovski, tha se gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme pritet të jep hollësi rreth këtij alarmi për bombë në Gjykatën e Tetovës. (U.H.)