Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka kërcënuar se mund të shpall një urgjencë kombëtare për ndërtimin e kufirit mes Meksikës dhe SHBA’së.
Ky kërcënim erdhi pasi ai u takua me zyrtarë të lartë bga radhët e demokratëve, të cilët refuzuan kërkesën për financim të murit. Kjo përplasje ka bërë që Trump të mos nënshkruajë për financim të qeverisë derisa të marrë paratë për murin e kufirit.
Ai tha se është i përgatitur për mbyllje të pjesshme të qeverisë – tashmë në javën e tretë – për të zgjatur me vite. Rreth 800.000 punëtorë kanë mbetur pa rrogë që nga 22 Dhjetori.
Bashkëpunëtorët e Trump dhe të tjerë do të më vonë të shtunën në një përpjekje për të zgjidhur problemin.