Tiranë, 5 korrik – Pjesëtarë të Gardës kombëtare të Shqipërisë prej sot kujdesen për sigurinë e kryetarit të Komisionit qendror zgjedhor, KQZ, Kliment Zguri dhe anëtarët e familjes së tij.
Vendimi i këtillë është sjellë pas kërcënimeve me vdekje që u bënë për jetën e tij dhe anëtarëve të familjes së tij, lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura më 30 qershor.
“Kërcëniemt iu bënë pas takimit të KQZ-së, ku pati debat të ashpër dhe qëndrime të kundërta për kërkesën për rinumërim të sërishëm të fletëvotimeve nga zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuar nga një pjesë e partive që morën pjesë në zgjedhje. Zguri është kundër shumicës së vendimeve të sjella nga ana e anëtarëve shumicë në KQZ, së bashku me nënkryetarin Denar Biba”, thekson televizioni.
Zguri, mes tjerash ishte edhe kundër hedhjes poshtë të dekretit të presidentit të shtetit Ilir Meta, për shtyrje të zgjedhjeve lokale, duke pohuar se i njejti është në pajtim me kodin zgjedhor dhe kompetencat kushtetuese të shefit të shtetit.
Me qëndrim të njejtë ishte edhe kryetari i mëparshëm i KQZ-së dhe njëri nga ekspertët më të njohur nga kjo fushë, Kristaq Kume.