Këshilli gjyqësor i Kosovës sot paradite mori kërcënim anonim me telefon për bombë të vendosur në hapësirat e veta, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Pas paraqitjes, ekipe të policisë dolën në vendin e ngjarjes dhe e siguruan objektin i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Informatën në deklaratë për mediumet e konfirmoi zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, e cila deklaroi se ka filluar hetimi për zbulimin e identitetit të personit i cili është kërcënuar me telefon. (koha.mk)