Paris, 7 nëntor – Policia franceze kumtoi se ka zbatuar “operacion të sigurisë” në qytetit Dunkirk, me ç’rast është arrestuar një grua, e cila është kërcënuar me aktivizim të një bombe në spitalin lokal.
Në kumtesën e policisë theksohet se gruaja është futur në qendrën urgjente të spitalit dhe ka filluar të kërcënohet se do të aktivizojë bombë.
Një burim policor kumtoi se tash për tash nuk mund të thuhet nëse kërcënimi me bombë është “i ndërlidhur me terrorizëm ose me probleme psikike”, duke shtuar se situata tani është “nën kontroll”.
Policia përkohësisht e ka mbyllur zonën rreth spitalit, ndërsa nga një pjesë e objektit janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët.