Njësia speciale serbe u dërgua në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, pasi u raportua se një bombë ishte vendosur në një aeroplan, raporton portali serb N1.
Nga aeroplani i Lufthansas, i cili ishte në përgatitje për fluturimin në Frankfurt, 130 udhëtar dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes për shkak të njoftimit se një bombë ishte vendosur në këtë avion.
Sipas informacionit nga tereni, nëse rezulton se njoftimi ishte i rremë, aeroplani do të duhej të fluturojë rreth orës 11.