Sarajevë, 21 prill – Për shkak të kërcënimit të rrejshëm për bombë të vendosur, qendra tregtare e Sarajevës “Sarajevo City Moll” mbrëmë është mbyllur disa orë.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Sarajevë, dje në orët e pasdites policia është lajmëruar për bombë të vendosur në objekt, për shkak të së cilës menjëherë është zbatuar evakuim i të gjithë të punësuarve dhe të pranishmëve në qendrën tregtare.
Pas kontrollit të kryer të objektit, pjesëtarët e njësisë policore për mbrojtje të diskutueshme kanë konfirmuar se bëhet fjalë për kërcënim të rrejshëm.