Tërheqja e tenistes rumune Simona Halep nga turnetë përgatitore të grand slemit të Wimbledon i ka dhënë matematikisht kreun e renditjes gjermanes Angelique Kerber deri në fund të këtij turneu. Halep, numri 2 në botë, ka vendosur të qëndrojë pushim gjatë kësaj periudhe, ndërsa Kerber do të luajë javën e ardhshme në turneun e Birmingam, çka i jep mundësi të mbrojë kryesimin.
Kerber është kampione në fuqi e grand slemit londinez, por muajt e fundit ka zhgënjyer shumë dhe këtë vit nuk ka fituar ende asnjë turne. Mjaft nga tenistet e renditura në “top 10” më të mirat në botë kanë preferuar të mos luajnë në turnetë e fushave me bar, që i paraprijnë grand slemit të Wimbledonit.