Shkup, 3 prill – “Dhuna ndërmjet moshatarëve ekziston në shkollat dhe vitet e fundit në masë të madhe i ndërron format. Ne, të paktën sipas përvojës që e kam, duhet të vrojtojmë shumë, që të mund ta identifikojmë. Për shembull, rastin që e kisha unë në shkollë, ishte fotografi e dërguar në rrjet social, e cila për disa sekonda është përhapur në mesin e nxënësve të klasës. Kjo ishte prova ime e vetme gjatë procedurës të cilën e fillova, sepse një nga vajzat e kishte ruajtur fotografinë. Fotografia, është dërguar te të gjithë nxënësit e klasës. Fëmija i zhveshur në dhomën e veshjes me rroba të brendshme, ndërsa një fëmijë tjetër ka marrë hov ta goditë”. Kjo është një nga dëshmitë e psikologëve të shkollave, të cilët kanë marrë pjesë në fokus grupin për dhunën ndërmjet moshatarëve, respektivisht buling në shkollat e Maqedonisë. Ana Poprizova, një nga nxënëset e fokus grupit, psiko-terapeutik dhe psikolog në shkollë, thotë se bulingu është problem i cili më tepër është i përfaqësuar gjatë shkollimit, por jo rrallë herë edhe vetë viktimat dhe dhunuesit nuk dinë ta identifikojnë. Bulingu nuk përfshin vetëm dhunën fizike dhe jo çdo herë ndodh para syve të mësimdhënësve, për çka mundësitë për veprim janë të kufizuara. “Bulingu zakonisht, nuk ndodh gjatë orëve të mësimit, por gjatë kohës së pushimeve, nëpër korridore, në dhomat e veshjes dhe në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, fusha e veprimit është mjaft e shkurtuar dhe mësimdhënësit në orët e mësimit rrallë herë mund të reagojnë që ta parandalojnë”, thotë Poprizova. Almira Shashko, mësimdhënëse nga Struga, thotë se ka qenë dëshmitare e më tepër rasteve të maltretimit, në një kohë edhe si nxënës, por edhe si mësimdhënës. Për fat të keq, nxënësit pothuajse edhe nuk kanë ku ta paraqesin bulingun. Zakonisht kjo është punë e kujdestarëve të klasës, të cilët më vonë – më leje të nxënësit mund të paraqesin rastin të shërbimi profesional. “Të gjithë mësimdhënësit kanë dhënë provimin për psikologji dhe pedagogji, dhe duhet të dinë të identifikojnë bulingun. Fillimisht si njerëz dhe pastaj si mësimdhënës, duhet të interesohen për rastet të këtilla dhe të ndihmojnë. Kam pasur disa raste gjatë së cilave shpresoj se me sukses u kam ndihmuar fëmijëve të cilët kanë qenë të keqtrajtuar nga shokët e tyre, si për shembull fëmijë me nevoja të veçanta. Në fokusin e grupit në të cilin kanë punuar psikologët, kanë evidentuar raste të shqetësimit seksual, dhunës ndërmjet moshatarëve ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe dhuna në bazë etnike, në shkollat e mesme në Shkup. Shumë shpesh, në raste të këtilla vetë dhunuesit, thotë Poprozova, distancohet nga çfarë do lloj përgjegjësie, sepse nuk e dinë se bulingu nuk paraqet vetëm goditje, por edhe thashetheme, injorim, përhapje të fjalëve të ndryshme dhe gënjeshtrave… Shashko nga ana tjetër shton se, edhe pse ndonjëherë bulingu zgjat disa ditë shkollore, dhimbja dhe frustrimi ndonjëherë ngelin për gjithë jetën.
“Bulingu, të keqtrajtuarin mund ta bëjë më të fuqishëm, por për fat të keq ndonjëherë edhe më të pasigurt në aftësitë e tija, që mund të rezultojë me pasoja tragjike. Pikërisht për këtë, kryesor është roli i mësimdhënësit, obligimi i të cilit është të kujdeset për nxënësin. Mësimdhënësi është prindi i dytë, apo jo? Kjo fushë është vendi i përkryer që ta dëshmojë këtë”, thotë Shashko. Tijana Haxhivalivela, gjimnaziste në shkollën e mesme “Orce Nikollov” në Shkup, thotë se ka pasur përvojë me bulingun edhe si dëshmitare, ndërsa kur ka qenë më e vogël edhe si viktimë. Konsideron se është mirë e njoftuar me format e dhunës dhe shton se ka pasur fat që ka mësuar në një nga shkollat e Shkupit të cilat dinë si të përballen me dhunën. “Në shkollë fillore jo, por ama tani në shkollë të mesme kam besim të plotë në psikologun dhe pedagogun, sepse kur në shkollën time, njerëz të cilët kanë malltretuar shokun e tyre, mbasi u mor vesh e gjitha, u përjashtuan. Në Orce (ShMK “Orce Nikollov) ndoshta deri në një shkallë dinë të përballen me dhunën, por, megjithatë, mendoj se pjesa më e madhe e shkollave maltretimin aspak nuk e marrin parasysh si çështje serioze”, thotë Haxhivasileva. Ajo thotë se ka qenë dëshmitare e ngjarjes kur një profesor me emra fyese i drejtohet gjithë klasës dhe nxënësve të caktuar, duke ju shtuar vërejtje në lidhje me peshën, pamjen ose sjelljen, që për atë është e pa tolerueshme. Një gjimnazist tjetër, A.P. tregon në lidhje me problemet me të cilat përballet mbasi pa arsye është etiketuar si i dhunshëm, ndërsa kompetentët në shkollë nuk ia kanë dalë të përballen me këtë ngjarje.
“Një fëmijë përpiqej të hynte në shoqërinë e klasës, dhe ne e pranuam, por gjithçka përfundoi keq sepse ai manipuloi disa nga ne dhe pothuajse na e prishi shoqërinë. Ai ka qenë “i përjashtuar” nga shoqëria paraprake dhe i injoruar më tutje, ne e evitonim dhe ai u ankua te kujdestari i klasës dhe e prezantoi të gjithë storjen si rast maltretimi. Në këtë situatë ne u bëmë viktima, por nuk kishim ku të drejtohemi sepse tanimë ishim të “vulosur” sikur jemi dhunues. Jam i vetëdijshëm për format e bulingut, por në shkollën tonë nuk ka ku të ankohemi. Sa do të jetë përkatëse procedura dhe përballja me problemin tim, nuk dihet,” sqaron për Radio MOF. Poprizova, shkaqet për të gjitha format e dhunës ndërmjet moshatarëve i gjen në kontekstin shoqëror. Ajo që fëmijët dhe nxënësit i mësojnë dhe shohin për ditë, thotë, është mos sanksionim i agresivitetit. Shton se është me rëndësi edhe historia familjare dhe edukimi. Nëse në familje ekziston dhunë familjare edhe vetë fëmija nëse është viktimë, atëherë ai do të vazhdojë rrethin e dhunës edhe në rrethinën e tij. Çdo herë ekzistojnë edhe shkaqe psikologjike si parakusht, por ndonjëherë ata janë njerëz që gjatë përvojës së tyre në jetë nuk kanë kuptuar dhe nuk kanë njohuri dhe frustrimi mund të zbrazet në mënyrë tjetër, në vend se nëpërmjet lëndimit të të tjerëve. Ai dhe kolegët e tij në dokumentin propozojnë se më e rëndësishme për parandalimin e mëtejshëm të dhunës është identifikimi i dhunës. “Mësimdhënësit duhet të jetë koshient dhe të ndjeshëm për nuancat e dhunës ndërmjet moshatarëve dhe nxënësve tu japin mesazh të qartë se çfarë do lloj formë e dhunës në shkolla nuk do të tolerohet”, thuhet në fokus grupin. Në veçanti me rëndësi është tu sqarohet nxënësve se nëse paraqesin se kanë qenë dëshmitarë të dhunës ndërmjet moshatarëve, nuk janë “spiunë”, por se e bëjnë punën e duhur. Nëpërmjet dëshmisë, dhe jo paraqitjes së dhunës, shumë nxënës në mënyrë indirekte e kanë ndihmuar aktin e dhunës, thonë psikologët.