Të dielën në ora 13:15 në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policor të Policisë së Gallatës kanë privuar nga liria personat S.B (28), S.M. (30) dhe një person i mitur në prezencë të xhaxhait të tij të gjithë nga Vrapçishti, për arsye se me datë 06 gusht rreth orës 19:50 për shkak të një keqkuptimi në komunikacion kanë sulmuar fizikisht personin R.D. (59) dhe Xh.D. nga Vrapçishti në oborrin e shtëpisë së tyre, dhe gjatë sulmit kanë përdorur një send metalik. Ata janë arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.