Gjatë xhirimeve të intervistës së fundit të Mbretëreshës Elizabeth, mediat e huaja kanë kapur një detaj mjaft interesant. Nga pamjet e filmuara nga dhoma e saj, vihet re se Mbretëresha ka hequr foton e çiftit, Princ Harry dhe Meghan Markle.
Në vitin 2018, ajo e mbante mbi një tavolinë foton e tyre të fejesës, por tani ajo nuk është më aty. Elizabeth ka vetëm foton e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, të cilët shfaqen të buzëqeshur.
Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk dihet arsyeja se pse Mbretëresha ka marrë një vendim të tillë, por dyshohet se fotografia u hoq për të respektuar privatësinë e çiftit. Në të njëjtën kohë nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë keqkuptimi brenda familjes, pasi siç dihet Meghan dhe Harry nuk jetojmë në Pallatin Mbretëror.