Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë protestuar sërish para Parlamentit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në mënyrë simbolike ata kanë vendosur para Parlamentit 200 këpucë si dhe dhe flamujë të vendeve të BE duke bërë një parantezë me të rinjtë e larguar nga vendi.
Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’me jep nder, me jep emrin mërgimtar”.
Ndërkohë në orën 18:00 opozita e bashkuar do bllokojë për 60 minuta 5 akse kombëtare.