Skuadra e Romës ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Chelseat, spanjollit Kepa Arrizabalaga, përcjell “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Roma tashmë ka kontaktuar Chelsean pasi e sheh portierin Kepa si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Kepa është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kurse edicionin e fundit ka humbur vendin e titullarit te londinezët, të cilin e mbanë Edouard Mendy.
Kepa 26-vjeçar këtë sezon ka vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat me Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Kartoni i spanjollit, aktualisht vlerësohet rreth 20 milionë euro kurse Chelsea për transferimin e tij nga Athletic Bilbao kishte shpenzuar hiq më pak se 80 milionë euro.