Ju që shikoni ëndrra dhe i mbani mend ato, ja ku vjen shpjegimi i ëndrrave me para.
Nëse shikoni se keni fituar para do të thotë se jeni të suksesshëm: Paratë simbolizojnë vetëbesimin, suksesin dhe vlerat. Ju jeni person që besoni shumë te vetja juaj.
Nëse shikoni se keni humbur para: Ju po kaloni një moment jo të lumtur në jetën tuaj. Ndoshta po ndiheni të dobët dhe nuk po e kontrolloni dot më jetën tuaj. Jeni në kërkim të dashurisë dhe ndiheni të refuzuar. Nuk po ju kushtojnë vëmendjen e duhur.
Nëse nuk keni fare para: Kjo ëndërr do të thotë se keni frikë se po humbisni gjërat në jetën tuaj.
Nëse po vidhni para: Kjo ëndërr kupton se ju jeni në rrezik dhe nuk po ju ecën në dashuri ashtu si do dëshironit. Kjo ëndërr ju paralajmëron, të tregoni kujdes!