E rëndësishme është që të mësoni si të kontrolloni frymëmarrjen tuaj, pasi shumë pak e dinë se frymëmarrja shpesh ndërpritet për shkak të luhatjeve emocionale. Disa njerëz që përjetojnë ankth, kanë tendencë të ushtrojnë më shumë kontroll mbi frymëmarrjen e tyre dhe flasin me ton shumë të lartë kur e nxjerrin atë
Pothuajse çdo ditë, burra dhe gra paraqiten te mjeku për të ndarë shqetësimet e tyre në lidhje me dhimbjen e kokës. Migrena është një prej problemeve që mundon shumë persona, por para se të shkoni te mjeku, duhet të mësoni artin e relaksimit. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë dhe efikase për të reduktuar ankthin, i cili është një prej shkaktarëve të problemeve me dhimbjen e kokës.
E rëndësishme është që të mësoni si të kontrolloni frymëmarrjen tuaj, pasi shumë pak e dinë se frymëmarrja shpesh ndërpritet për shkak të luhatjeve emocionale. Disa njerëz që përjetojnë ankth, kanë tendencë të ushtrojnë më shumë kontroll mbi frymëmarrjen e tyre dhe flasin me ton shumë të lartë kur e nxjerrin atë. Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra si të qetësoni dhimbjen e kokës dhe migrenën:
- FRYMËMARRJE E THELLË. Provoni të përqendroheni në një vend. Merrni frymë thellë dhe nxirreni me qetësi. Këtë veprim duhet ta përsëritni disa herë. Pas çdo frymëmarrjen e sigurt që do të ndiheni më mirë.
- FRYMËMARRJE RITMIKE. Frymëmarrja e shkurtër dhe e shpejtë vjen si pasojë e një situatë të tensionuar, Provoni ta ngadalësoni dhe merrni frymë gjatë dhe gradualisht. Merrni frymë, numëroni deri në 5 dhe nxirreni. Kjo proces është jetësor dhe kjo do ju relaksojë plotësisht.
- RELAKSIM NË NATYRË. Gjeni një vend ku thjesht mund të mbyllni sytë, të merrni frymë ngadalë dhe vazhdoni të imagjinoni. Provoni të sinkronizoni me trupin tuaj dhe largoni të gjitha energjitë dhe tensionet negative. Frymëmarrja duhet të jetë e natyrshme.
- RELAKSIM ME MUZIKË. Pasi të jeni përqendruar të ushtrimet tuaja të frymëmarrjes, vini muzikë në sfond. Zgjidhni muzikën që ju pëlqen e që do ju qetësonte nervat.
- RELAKSIM MENDOR. Kjo metodë është e provuar që krijon harmoninë midis trupit dhe mendjes. Duke përdorur teknikat e relaksimit të imazheve mendore, do të mund të krijoni disa imazhe paqësore, të qeta në mendjen tuaj që funksionojnë më shumë si një shpëtim mendor. Mendoni pozitivisht dhe largoni çdo mendim negativ që ju krijon shqetësim.