Një mutacion gjenetik aktivizon disa proteina që janë përgjegjëse për shenjat në bërryla. Megjithatë kjo cilësohet si diçka e pashërueshme por gjithsesi se ka një trajtim mjekësor kanë treguar studiuesit, transmeton lajmi.net Një prej gjeneve që është e përfshirë në këtë mutacion dhe e bën zhvillimin më të shpejt të qelizave të lëkurës të cilat rriten dhe i shkaktojnë këto shenja është ‘CARD14’. Hulumtuesit kanë treguar se me medikamente është e mundshme trajtimi i tyre por zhdukja në tërësi, është diçka që nuk ka mundësi. “Hulumtimet tona kanë treguar se trajtimi i tyre është i mundshëm me medikamente por zhdukja e tyre nuk mund të ndodhë, pra, sigurisht që duhen ende hulumtime”, është shprehur Rudi Beyaert profesor i bioteknologjisë në Universitetin e Ghent.