Nëse mendoni se ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm, qetësohuni, ka edhe me keq. Oimiakoni është një qytet thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo, kjo për arsyen se temperaturat atje shkojnë deri në -52 gradë Celsius.
Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh, ndërsa ata janë mësuar me kushtet ekstreme të motit. Nëse vdes dikush, për ta varrosur ata ndezin një zjarr që toka të shkrijë.
Tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banjo përdorin kabina me gropë, jashtë banesave. Në këtë qytet nuk rritet asnjë lloj bime, ndërsa mishi hahat i ngrirë.