Najrobi, 13 janar – Pjesëtarë të grupit ekstremist El Shabab kanë vrarë tre mësues të jomyslimanë, derisa një mësues mysliman është rrëmbyer.
Incidenti ka ndodhur në qendrën Kamute në pjesën lindore të Kenisë, bëri të ditur sot policia.
Ekstremistët e Somalisë e kanë sulmuar qendrën Kamute dhe në këtë rast kanë hapur zjarr mbi policinë dhe kanë tentuar ta shkatërrojnë rrjetin telekomunikues. Sulmuesit ia kanë kursyer jetën një infermiereje për shkak të gjinisë së saj.
Al Shabab premtoi se do të hakmerret ndaj Kenisë sepse ushtria e saj në Somali është e pranishme që nga viti 2011 për shkak të luftës kundër militantëve.
Paraprakisht këtë muaj, grupi ka sulmuar një bazë ushtarake të cilën e shfrytëzojnë keniane dhe trupa amerikane, me ç’rast janë vrarë tre amerikanë dhe janë shkatërruar aeroplanë dhe makineri tjetër.