Një tjetër shqiptare ka pushtuar zemrat e publikut me zërin e saj. Bëhet fjalë për Inis Nezirin. Ndonëse ende nuk është një emër i njohur tek ne, ajo po vazhdon të shkëlqejë në skenat jashtë Shqipërisë, pas Rumanisë ku para disa muajsh fitoj një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën “New WaWe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.
Inis Neziri, vajza që ka bërë edhe shqiponjën para publikut rus ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar, për dy netë rresht ka marrë pikët maksimale nga juria e cila përbëhet nga artistët më të njohur vendas.