Këngëtarja rrëzohet pa ndjenja në skenë (VIDEO)

22
BBC ndaloi transmetimin e imazheve dramatike të rrëzimit në skenë të Beverley Knight pasi i ranë të fikët, gjatë një performance live.

Këngëtarja 43-vjeçare shokoi audiencën në Royal Albert Hall në Londër pasi ra pa ndjenja gjatë performancës së këngës klasike të Whitney Houston, “I Will Always Love You”, për organizatën në ndihmë të fëmijëve “Children In Need”. Ngjarja është shënuar më 1 nëntor, por vetëm mbrëmjen e djeshme u publikua në rrjetet sociale, video e përjashtuar nga BBC.

Momenti alarmues kur ajo u dërgua jashtë skenës u editua nga prezantuesi e “Children In Need”. Pas ngjarjes përfaqësuesi i Beverley shpjegoi: “Ajo ishte në një dhomë shumë të ngrohtë në prapaskenë dhe u dërgua menjëherë jashtë në skenë, ku papritur ra pa ndjenja në mes të skenës”.

“Mjekët e kontrolluan atë në prapaskenë. Dhe thanë se e kishte të ulët sheqerin në gjak, por pas 30 minutash ajo u ndje shumë mirë dhe ata e dërguan që të performonte këngën më vonë atë mbrëmje, gjë të cilën e bëri pa probleme të mëtejshme”. Koncerti u realizua për të mbledhur para për bamirësi.

 

Comments are closed.