Tetovë, 4 shtator – Mëngjesin e së hënës, 45 vjeçarja B.Z nga Shkupi, së bashku me burrin e saj E.A, 38 vjeçar nga Ferizaji, dhe shoqen e saj H.S 52 vjeçare nga Shkupi, në Stacionin Policor në Tetovë kanë denoncuar dhunë që ndaj tyre, të cilën e kanë ushtruar dy persona nga Tetova, gjegjësisht pronarë të një lokali që ndodhet përgjatë rrugës së vjetër Tetovë-Shkup dhe njëri i punësuar, shkruan gazeta KOHA. Pasi që dy këngëtaret kanë përfunduar me këndimin në lokal, 45 vjeçarja ka kërkuar nga pronari që t`i paguajë për angazhimin e tyre, por në vend se t`i paguajë pronari, ka filluar që ta tërheq për flokësh. Ka ndërhyrë edhe shoqja H.S me qëllim që t’i ndajë dhe më pas edhe burri E.A, njofton policia. Më pas pronari dhe të punësuarit janë hedhur mbi E.A dhe kanë filluar ta godasin me grushte dhe shqelma dhe ai ka rënë poshtë. Rrahjen e kanë ndarë dy mysafirët në lokal dhe shumë shpejt ata rastin e kanë paraqitur në Stacionin Policor në Tetovë. Është duke u punuar në zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e dy të denoncuarve. (koha.mk)