Disa ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një foto që reperi Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi i kishin drejtuar armët njëri tjetrit.
Të gjithë aluduan se çifti i njohur i showbizit do të vinin me një projekt të ri.
Siç duket thashethemet ishin të vërteta, Gjiko dhe Elita po vijnë me një videoklip.Këtë e bënë vetë të ditur çifti, duke na treguar disa skena nga videokipi që pritet të dalë me 11 të këtij muaji.
Në videon e publikuar nga reperi, shihet Elita e lumtur duke i dhënë makinës, ndërsa Gjiko i plagosur dhe duke kënduar qëllon veten, fansat kanë mbetur të shokuar pasi e gjithë skena dukej si e vërtetë.