Këngëtari i njohur Justin Bieber ka shitur zyrtarisht shtëpinë e tij të parë.
Rezidenca prej 6.132 metra katrorë ndodhet në Beverly Hills dhe është shitur këtë të enjte për vlerën 7.955 milionë dollarë.
Sipas revistës “People” çifti i famshëm, Justin dhe Hailey Bieber, ka humbur rreth 545 mijë dollarë, pasi e ka blerë këtë shtëpi për 8.5 milionë dollarë në vitin 2018.
Edhe pse ishte e gjitha e mobiluar, klienti arriti që ta merrte super rezidencën me një vlerë më të ulët seç e kishte blerë Bieber 3 vite më parë.
Kjo shtëpi ka 5 dhoma gjumi dhe shtatë banja.
Ajo është cilësuar gjithashtu edhe me “The Tropics”, për vlerën marramendëse, 8.5 milionë dollarë.