-
Tiranë, 7 dhjetor – Artistja nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska u vlerësua me çmimin Best Big International në festivalin Kënga Magjike 2019, informon KOHA.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Faleminderit për ftesën. Ky çmim është për familjen time, për bashkëshortin tim dhe për të gjithë ata që më duan, për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë ju, faleminderit për mbështetjen tuaj”, tha Todevska, transmeton KOHA.
Për Best Big International, një prej dy kategorive të reja të këtij edicioni të Kënga Magjike, konkurronin 5 artistë të huaj.
Më herët, në kategorinë tjetër të re, New International Artist, me çmim u vlerësua grupi italian Sisma. Ndërsa çmimi Best New Artist shkoi për artistin nga Kosova, Khuba. (koha.mk)