Kënga Magjike 2022 kombinon risitë, artistë të mëdhenj e të rinj, në 4 netë plot magji!

Nis së shpejti Kënga Magjike 2022, festivali ndërkombëtar i muzikës, me mbështetjen e ONE & ALbtelecom!

Festivali “Kënga Magjike” sjell përsëri në skenë përjetimet mahnitëse që dhuron muzika dhe spektakli. Pas bashkëpunimit të sukseshëm të vitit të kaluar, One dhe Albtelecom mbështesin përsëri festivalin më të rëndësishëm të muzikës në vend.

Misioni i festivalit “Kënga Magjike” është prurja e muzikës origjinale, nga artistë të mirënjohur dhe premtues të skenës shqiptare, por jo vetëm. Këtë vit, festivali vjen i zgjeruar me një pjesëmarrje edhe të artistëve ndërkombëtarë. Kjo është një risi që rrit nivelin e festivalit, duke e klasifikuar atë në një ndër pesë festivalet më të mirë në Europë.

Advertisements

Çdo edicion i “Kënga Magjike” ka ushqyer skenën dhe kulturën shqiptare me artistë dhe vepra të reja, duke e shoqëruar me një cilësi vizuale mbresëlënëse. Megjithatë, festivali i këtij viti vjen me inovacion edhe nga ana teknologjike. Spektatorët këtë vit do të kenë kënaqësinë të shijojnë një shfaqje në standardet e aplikuara nga “Eurovision”, falë teknologjisë “CuePilot” që është huazuar, për menaxhimin e gjithë aspekteve teknike. Falë kësaj teknologjie, festivali premton të ketë perfeksion skenik dhe regjisorial.

Gjithashtu, e veçanta e “Kënga Magjike” 2022 është edhe kohëzgjatja. Nga tre netë siç jemi mësuar tashmë, do të ofrohen katër netë spektakël në datat 22-23-24 dhe 26 nëntor.

Mbështetja nga ONE dhe ALBtelecom tregon vijueshmërinë e suportit të tyre të eventeve të rëndësishme që ndikojnë pozitivisht në skenën e artit shqiptar. Përmes kanaleve të kompanive në Instagram keni mundësinë të fitoni bileta falas, për të marrë pjesë në një prej netëve të festivalit. Ndërsa për bileta, referojuni kanaleve të shitjes, të vëna në dispozicion nga produksioni i festivalit “Kënga Magjike”. Për publikun prezent në sallë do të ketë WiFi të hapur gjatë të gjitha netëve.