Këndi amerikan në Shkup prej sot zyrtarisht filloi të punojë në lokacion e ri në rrugën “Goce Dellçev” nr. 14. Këndi i cili ofron mundësi për njohje me historinë dhe kulturën amerikane dhe ofron informacione për programet arsimore në SHBA, e dorëzuan në përdorim ambasadori i SHBA-së Xhes Bejsli dhe Andrej Zhernovski, kryetar i komunës Qendër i cili i siguroi hapësirat.
Ambasadori Bejli theksoi se ky është lokacioni i tretë në të cilin do të funksionojë këndi, ndërsa ky projekt, shtoi, shënon edhe fillimin e partneritet të ri mes Ambasadës të SHBA-së dhe Komunës Qendër. “Këndin amerikan në vit e vizitojnë rreth 20.000 vizitorë. Presim ky numër të rritet. Deri tani 30 vullnetarë janë angazhuar në kënd. Shumë prej programeve të tij janë orientuar për zhvillim profesional, siç është gjuha angleze për juristët përmes të cilit njëqind juristë të rinj dhe përkthyes gjyqësor kishin mundësi t’i përmirësojnë njohuritë e gjuhës angleze për juristë”, tha Bejli.
Ai e veçoi edhe programin për nxënës të talentuar të shkollave të mesme, e cila, tha, u mundëson që nga viti i dytë ose i tretë në arsimin e mesëm të mendojnë dhe t’i fitojnë shkathtësitë e nevojshme për aplikim në fakultet në SHBA. Kryetari i komunës Zhernovski u përqendrua në përfitimet nga puna në këndin amerikan.
Këndi amerikan në Shkup është një prej pesë kateve amerikane në Republikën e Maqedonisë. Për herë të parë u hap në janar të vitit 2003, ndërsa nga viti 2013 u vendos në BKU “Sh. Klimenti i Ohrit”. Këndet amerikane sigurojnë informacione opinionit për Kombet e Bashkuara të Amerikës përmes librave, revistave, DVD, dhe qasjes falas në internet, si dhe programeve kulturore të cilat i ofrohen bashkësisë lokale.