Këndet e lojërave kërkojnë ndihmë nga Qeveria dhe datë për hapjen e tyre të sërishme

13

Shkup, 28 maj – Ndihmë financiare për sigurim të mjeteve për higjienë, prolongim të mbështetjes prej 14.500 denarë edhe në qershor ose shqyrtim i mundësisë për ndihmë financiare të njëfishtë për muajin e ardhshëm, si dhe paralajmërim për datën e hapjes së sërishme, kërkojnë këndet e lojërave nga Qeveria.

Ata sot në konferencë shtypi u ankuan se për shkak të koronavirusit nuk punojnë tashmë 80 ditë, dhe kanë probleme jo vetëm me sigurimin e pagave, por edhe me pagesën e fakturave dhe qirave. Megjithatë, deri tani nuk ka largime nga puna.

Këndet e lojërave nuk janë kundër të bëjnë skriningje nëse ashtu vendos Komisioni për Shëndetësi, por edhe për atë, thonë, nevojiten para.

“Pagat janë problem, fakturat e energjisë, shërbimet komunale dhe telefoni janë problem, qiratë janë problem. Nuk ka kënd të lojërave që nuk është në humbje nga pandemia. Ato më të mëdha me siguri kanë humbje më të mëdha, ndërsa të voglat më të vogla. Të punësuarit janë në vendet e punës, ndërsa çdo kompani ka maksimum dhjetë të punësuar, jo më shumë”, tha kryetari i Grupacionit të veprimtarive argëtuese dhe rekreative pranë Lidhjes së Odave ekonomike, Trajko Nikollovski.

Ai tregoi edhe në domosdoshmërinë e bisedave plotësuese me kompetentët që më saktë të konfirmohet protokolli i punës dhe masat parandaluese për hapje të sërishme të këndeve që më së miri është të jetë në datën e njëjtë kur të hapen edhe institucionet për kujdes të fëmijëve.

“Në Grupacionin bëjnë pjesë para se gjithash mikro kompanitë dhe të vogla të cilat me dekretin e sjellur të Qeverisë për parandalim nga KOVID-19, muajin e tretë me rradhë nuk e kryejnë veprimtarinë. Puna u është zvogëluar për njëqind për qind dhe nuk realizojnë kurrfarë qarkullimi. Në këtë sektor përkasin veprimtaritë argëtuese dhe rekreative si këndet e lojërave për fëmijë, por edhe një numër i madh i veprimtarive të lidhura, si institucionet private për kujdes të fëmijëve dhe edukimin e tyre, veprimtari nga industria ushqimore dhe shërbyese”, theksoi Nikollovski.

Duke e sqaruar nevojën e ndihmës qeveritare për të cilën shfaqi bindje se do të miratohet, Nikollovski potencon se është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për të punësuarit në këndet e lojërave, por edhe për prindërit e fëmijët, higjiena të jetë në nivelin më të lartë. Prindërit, theksoi Nikollovski, duhet ta dinë se këndet e lojërave do të sigurojnë kushte për fëmijët të jenë të sigurt, pastër, me vende të dezinfektuara e cila nuk është burim i infeksionit.

Comments are closed.