Shkup, 9 korrik – ytetarët e Çairit nga sot fituan vend të ri për sport dhe rekreim. Bashkë me përfaqësuesin e kompanisë Coca Cola z Lambro Patçe, në prani të shumë qytetarëve të moshave të ndryshme, sportistë, shoqata të sektorit civil, përfaqësues të klubeve sportive lëshuam në përdorim zyrtar “Coca Cola – Zonën e re aktive” në Çair, që përmban fitnes pajisje të reja të vendosura në ambient të hapur në terrenin sportiv në lagjen Fushë Topanë.
Një zonë e këtillë rekreativo – sportive është më se e mirëseardhur në Komunën e Çairit prandaj shpreh mirënjohjen time ndaj kompanisë Coca Cola të cilët me kënaqësi pranuan kërkesën tonë për krijimin e saj edhe në komunën tonë. Shpresoj se “Zona aktive Coca Cola” do të bëhet vendi më i frekuentuar, ku banorët e Çairit do të kenë mundësi për rekreim, shoqërim dhe zbavitje. Me këtë inkurajoj të gjithë banorët e Çairit që në agjenden e ngjeshur me obligime të shumta, të kujdesen edhe për shëndetin e tyre duke ndarë kohë edhe për pak rekreim, duke vizituar tashmë këtë zonë që lindi në Çairin tonë. Apeloj që të njëjtat të ruhen sepse janë të vendosura për të qenë në shërbim të shëndetit tonë.
Shfrytëzova rastin edhe të ndaj mirënjohje për dy personalitete që me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera në sferën e sportit, legjendën e sportit të mundjes z. Hajrush Sinani dhe Profesorin e nderuar Besnik Telai, të cilët i shpalla edhe banorët më aktiv të Komunës sonë.