Këshilli për etikë në mediat (KEMM) reagoi në rastet e shpeshta të keqpërdorimit të disa mediave, veçanërisht, siç thonë, në kontekst të situatës aktuale politike, për zgjerimin e spekulimeve, propagandës dhe të pavërtetave, të cilat mund t’i forcojnë tensionet dhe të sjellin deri në trazira potenciale në shoqëri.
“Në shembujt e tillë, Këshilli reagon tani më një kohë të gjatë, por gjatë ditëve të fundit ato janë shpeshtuar deri në nivele shqetësuese. veçanërisht shqetësues është mënyra e informimit të mediave në të cilat vërehen raporte të gazetarëve me informim të njëanshëm dhe informacione i nxitin druajtjet për trazira të mundshme në shoqëri, duke përmbajtur thirrje për mobilizim të qytetarëve në shërbim të mbrojtjes së interesave të partive të përcaktuara politike”, thonë nga KEMM.
Përkujtojnë se mediat nuk guxojnë të keqpërdoren për transmetimin e thirrjeve për bashkimin e individëve dhe grupeve për sjellje radikale dhe procedura të cilat e rrezikojnë rendit dhe qetësinë publike në shoqëri dhe veçanërisht neni 10 nga Kodeksi i cili thotë se “gazetari nuk do të nxitë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo baze”.
“Mediat duhet ta respektojnë Kodeksin etik, sepse në të kundërtën pasojat nga mospërmbajtja ndaj dispozitave të tij mund të jenë fatale. Mediat kanë rol veçanërisht të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga paraqitja e jotolerancës dhe mosbesimit dhe ekspozimit të tyre në rrezik të dhunës. Njëkohësisht, bëjmë thirrje në reagim edhe nga institucionet e tjera, duke e përfshirë Agjencinë mediale për shërbime audio dhe audiovizuele dhe Prokurorinë publike në dënimin e fjalës nxitëse, si dhe në ndërmarrjen e masave të nevojshme në pajtim me kornizën ligjore”, potencojnë nga Këshilli për etikë në media.
Nga KEMM theksojnë se vazhdojnë ta vëzhgojnë mënyrën e informimit të mediave, si ato që janë pjesë e anëtarësimit, ashtu edhe ata të cilët ende nuk janë anëtarë të tyre dhe se do të bëjnë thirrje për respektim të Kodeksit të gazetarëve si parakusht për përkatësi të këtij, siç theksojnë, trupi ynë të përbashkët profesional për vetë rregullim në media.