Shkup, 19 korrik – Puna e gazetarëve, fotoreporterëve dhe punëtorëve të tjerë medial duhet të lirohet nga çfarëdo lloj kërcënimesh dhe presionesh, ndërsa shteti në bazë të nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut është përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive me qëllim që të krijohet dhe ruhet klima e përshtatshme për lirinë e shprehjes.
Këtë sot e porositi Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM) në lidhje me rastin e djeshëm në të cilin disa fotoreporterëve u ishte kufizuar qasja në punë gjatë kohës kur po mbahej takimi i liderëve në Klubin e deputetëve dhe kërkoi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që ta shqyrtojë rastin.
“Shërbimi i përfaqësuesve të pushtetit me fjalor të papërshtatshëm dhe me paturpësi në marrëdhënien me punëtorët medial është i palejuar, që është, gjithashtu, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Etik për nëpunësit shtetërorë”, theksohet në kumtesën e KEMM.
Pikërisht për këtë nga KEMM, nga shërbimi për marrëdhënie me publikun dhe në përgjithësi nga përfaqësuesit e pushtetit pritet që të tregojnë mirëkuptim maksimal për nevojat e punëtorëve medial dhe që t’i sigurojnë kushtet e patjetërsueshme për realizimin pa pengesa të të drejtave dhe interesave të tyre.
“Shteti dhe institucionet e tij duhet të kenë parasysh se është e nevojshme që vazhdimisht të kenë rol afirmativ në inkurajimin e lirisë së mediave, lirisë së informimit dhe lirisë së shprehjes.Kudo ku këto liri janë nën rrezik, do të jetë nën rrezik edhe roli i mediave në proceset demokratike dhe qeverisjen e së drejtës, potencojnë nga KEMM.