Shkup, 8 shkurt – Sipas raportit të Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media në Maqedoni (KEMM), në vitin 2018 numri më i madh i shkeljeve të standardeve etike të gazetarisë është regjistruar në mediat-online (76.5%), televizionet (17.6%) dhe më pak në gazeta dhe javoret (4.4 %), njofton Koha.mk
Vitin e kaluar në KEMM janë adresuar 68 ankesa, më së shumti nga qytetarët, ndërsa pasojnë: mediat dhe gazetërt, shoqatat qytetare, bartësit e funksioneve publike, institucionet dhe partitë.
Nga 68 vendime të miratuara, në 38 raste Komisioni ka konstatuar shkelje të Kodit të gazetarisë dhe ka shqiptuar snaksione morale, ndërsa 16 ankesa kanë qenë të pabaza apo jashtë kompetencave të Komisionit, transmeton Koha.mk
Numri më i madh i ankesave ka qenë për lajme të pavërteta dhe informacione të njëanëshme, përhapje të gjuhës së urrejtjes, si dhe nxitjen e diskriminimit dhe stereotipeve.(koha.mk)