Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Këshilli për Etikë në Mediat (KEMM) bën apel për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit politik pjesëmarrës dhe qasje të vazhdueshme të opinionit deri te informacionet relevante dhe të besueshme.
“U bëjmë apel mediave në qasje më serioze, gjegjësisht interesi publik të jetë kush kryesor gjatë përzgjedhjes së temave që prezantohen në opinion. Përveç rolit informativ, mediat kanë edhe atë edukativ, ato duhet ta pasurojnë diskursin publik, të ndikojnë në kultivimin e vet, e jo ulje në nivel të komunikimit dhe krijimit të atmosferës që i ngjan një shoqërie demokratike bashkëkohore. Mediat nuk dihet të lejojnë të manipulohen nga ana e e politikanëve dhe aktorëve të tjerë në procesin politik zgjedhor, sepse kjo do të thotë dëm të drejtpërdrejt mbi opinionin dhe qytetarët në shtet”, kumtoi KEMM.
Prej atje presin nga mediat, ndërsa veçanërisht internet portalet, të mos lejojnë të keqpërdoren dhe të shërbejnë si mjet për propagandë dhe thirrje për bashkim të individëve dhe grupeve për sjellje dhe radikale dhe procedura të cilat e kanosin rendin publik dhe qetësinë në shoqëri. “Duke e mbështetur edhe të drejtën të aktiviteteve të qytetarëve të shërbejnë si burime të informacioneve për ngjarjet, i përkujtojmë gazetarët në rolin e tyre veçanërisht të kenë kujdes në kredibilitetin e burimit të informacioneve, në mënyrë të obligueshme të përdorim më shumë informacione, të raportojnë me kredibilitet dhe në mënyrë objektive dhe në mënyrë të balancuar t’i paraqesin ngjarjet në kontekstin e tyre të vërtetë. Niveli i sjelljes profesionale nuk guxon të ulet dhe të lejohen gënjeshtra, informacione gjysmë të vërteta dhe të njëanshme të cilat qytetarëve do t’ua servonin si lajme të kontrolluara dhe të vërteta”, thekson Këshilli për Etikë në Media.
I përkujton mediat në obligimet e tyre të raportojnë në mënyrë profesionale dhe në pajtim me Kartën e LEMM për raportim etik të mediave, parimet e të cilave janë vërtetësi dhe objektivitet, balancim, distinkcion të qartë midis informacioneve dhe komenteve, ndershmëri dhe pavarësi, solidaritet profesional mes mediave, pavarësi redaktuese dhe integritet profesional, respekt edhe tolerancë dhe liri dhe përgjegjësi.(koha.mk)