Jaja Ture thotë se Mançester Siti ka “eklipsuar” Barcelonën dhe Real Madridin, pasi është bërë skuadra që sulmon më mirë dhe në mënyrë më spektakolare, në të gjitha Evropën. Ekipi i Guardiolas ka mposhtur kundërshtarët në Premier Ligë dhe Çampions Ligë, duke fituar 20 ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë.
Siti do të ndeshet me Mançester Junajtedin në fundjavë, por më parë do të jetë ndeshja e së mërkurës kundër Shakhtar Donetsk, ku do të synohet fitorja e gjashtë në fazën me grupe. Ture mendon se as Barcelona e Lionel Messit dhe as Real i Madridi i Kristiano Ronaldos nuk kanë një sulm më të mirë se Siti.
“Për të qenë i ndershëm unë mendoj se ne aplikojmë futbollin më të bukur në të gjithë Evropën, sidomos kur sulmojmë. Kemi nevojë për një kundërshtar të fortë që ta tregojmë këtë dhe do ta bëjmë kundër Shakhtar dhe Mançester Junajted”, – tha Toure.
“Unë mendoj se mund të përsërisim atë që bashkë me Guardiola bëmë te Barcelona në vitin 2009 duke fituar gjithçka të mundshme. Për mua do të ishte e veçantë t’i vija në qashë gjithë ato medalje të tjera. Kam respekt për të gjitha skuadrat e tjera, por besimi se do të triumfojmë është maksimal dhe vjen nga mënyra si i kontrollojmë ndeshjet dhe i shënojmë golat. Jemi fantastikë”, deklaroi Ture. Kujtojmë, Jaja Ture në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, kur në vitin 2010 iu bashkua anglezëve të Sitit.