Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola është ankuar për topin me të cilin u luajt në “Carabao Cup” duke e cilësuar si “të papranueshëm” . Pas 120 minutash lojë pa gola ndaj Vulverhempton Uanderers, qytetarët u kualifikuan në çerekfinale të kompeticionit nga pika e bardhë e penalltive, ku shkëlqeu Klaudio Bravo me dy pritje vendimtare. 4-1 për Sitin, falë pritjeve të Bravos ndaj Alfred N’Diahje dhe Konor Koady. Pas ndeshjes Guardiola tha se topi i kompanisë “Mitre Sports International” nuk ishte i përshtatshëm.
“Ishte i papranueshëm. Topi ishte i papërshtatshëm për një kompeticion të një niveli të tillë. Është shumë i lehtë dhe lëviz lehtësisht gjithandej. Është e pamundur të shënosh me një top të tillë dhe mund ta them këtë sepse ne fituam, ndaj nuk ka se si të jetë një justifikim. Të gjithë lojtarët e mi thanë “Çfarë është ky? Më vjen keq por ‘Carabao Cup’ është një kompeticion serioz dhe ky nuk është një top serioz. Bëhet për marketing, OK, por është i papranueshëm, nuk ka peshë, asgjë”, deklaroi trajneri spanjoll.