Policë kanë shtënë ndaj një sulmuesi të armatosur në një bankë në qytetin Valdshut, afër kufirit me Zvicrën në krahinën Baden Virtenberg, njoftojnë mediat lokale. Sipas kumtesës policore, dy të punësuar janë fshehur në njërën nga hapësirat e bankës, ndërsa sulmuesi nuk mund të vijë në kontakt me ta.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini në këmbim zjarrin me policinë, e cila ndodhi pasdite, sulmuesi është plagosur ndërsa forcat policore e kanë bllokuar pjesën nga qyteti ku ka ndodhur incidenti dhe nga qytetarët kërkojnë të mos shkojnë në shtëpitë e tyre në afërsi të bankës. Sipas gazetës Bild, në kulmet nga objektet në afërsi mund të vërehen snajperistë policorë, ndërsa në vendin e incidentit janë të pranishëm edhe një numër i madh i forcave speciale të policisë gjermane.