Kjo foto, e bërë nga “Google Heart”, është shndërruar në virale menjëherë pas shembjes së një pjesë të urës “Morandi”. Në imazh, duket një këmbë e urës, e cila duket “e mbështetur” mbi tarracën e njërës prej ndërtesave të banimit të ndërtuara mbi lartësinë e saj. “Kush është ndërtuar më parë: ura apo pallati/”, pyet një ndjekës në rrjetet sociale. Një tjetër pyet; “Si ka mundësi që kanë jetuar në ato kushte familjet mes zhurmës së madhe dhe ajrit aq të ndotur”. Një foto që ka shkaktuar indinjatë. “Por vetëm tani e kuptojnë të gjithë?”, komenton një banor i zonës. “Është e turpshme, ndiej zemërim dhe dhimbje”, shkruan një tjetër.