Këmba e “tretë” e Lukakut, Erjona Sulejmani sulmon ‘SportMediaset’

Erjona Sulejmani sulmon SportMediaset. Modelja shqiptare, ish-bashkëshortja e Blerim Dzemailit njihet si një tifoze e Interit në Serie A dhe ashtu si shumë fansa të tjerë zikaltër edhe ajo ka mbetur e impresionuar nga masa muskulore që ka në këmbë sulmuesi më i ri  i Interit Romelu Lukaku aq sa ka bërë një koment në profilin e saj në Instagram i cili është keqpërdorur nga SportMediaset dhe ka irrituar jo pak Erjonën.

“Çfarë këmbësh që ke. Këtë vit Interi ynë duhet ta tregojë veten”. Por, nuk mbetet me kaq, pasi Erjona nuk e ka pëlqyer mënyrën si e kanë interpretuar mediat italiane këtë lajm. “O Zot, çfarë këmbe të ‘tretë’ që ka?!”, shkruhet në foton që modelja seksi ka postuar në “Instastory”, së cilës Erjona i përgjigjet: “A jeni normalë që shkruani të tilla idiotësira?!”