Këlyshët endacakë bëhen shokë të ngushtë (FOTO)

Mund ta quani si të doni, por këta këlyshë të këndshëm nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Këlyshët endacakë kanë mahnitur të gjithë në rrjetet sociale, pasi u adoptuan nga disa murgesha budiste në Kinë. Këlyshi më i madh mund të shihet duke e mbajtur këlyshin më të vogël afër vetes, me këmbët e tij të vendosura përreth qafës së tij. Fotografia është bërë hit në rrjetet sociale, duke u përshkruar si shoqëria e sinqertë e këlyshëve.